Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit që ndodhi sot në një shkollë në Graz të Austrisë, duke e quajtur të tmerrshëm pasi atje mbetën të vdekur tetë persona, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar.

Në një postim në platformën X, Osmani ka shprehur dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, e jo skena dhune dhe terrori.

“Po mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre shumë herët dhe qëndrojmë pranë popullit të Austrisë në këtë kohë të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për paqe në ditët që vijnë”, ka shkruar presidentja Osmani.