Osmani pas takimit me Escobar: Pres që marrëveshja të ketë rezultate konkrete dhe të ruhet rendi kushtetues

Presidentja Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që në takimin që do të mbahet të shtunën në Ohër, të ketë një rezultat pozitiv

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, më 17 mars 2023.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pritet që marrëveshja të ketë rezultate konkrete dhe se rendi kushtetues i Kosovës do të ruhet.

Osmani ka theksuar se përgjatë gjithë dialogut Kosovë-Serbi, në çdo proces duhet të ruhet rendi kushtetues dhe integriteti territorial i Kosovës.

Ndërkaq, ajo ka thënë se përmes këtij propozimi evropian për dialog, një tjetër rezultat pozitiv do të jetë kontributi për paqen.

“Vizita e Escobar sot rikonfimon përkushtimin tonë të përbashkët për të bërë progres në dialog. Kosova do të vazhdojë të angazhohet në dialog me përkushtim të plotë siç ka bërë përgjatë gjithë procesit, sidomos tani duke kuptuar momentumin e rëndësishëm që paraqet takimi në Ohër. Ne besojmë fort që një marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, ka deklaruar Osmani.

Po ashtu, duke folur për marrëveshjen që mund të nënshkruhet në Ohër, ajo ka thënë thënë se do të bëjë shpërbërjen e të gjitha strukturave ilegale të Serbisë.

Ndërkaq, sipas saj, Kosova do të niset drejt Ohrit të shtunën e 18 marsit, me shpresë për rezultate pozitive.

“Kosova shkon drejt Ohrit me shpresë për një rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për ta penguar këtë rezultat përmes kushtëzimeve, mund ta dëmtojë pastaj tërësisht procesin e dialogut”, ka theksuar Osmani.

Ndër të tjera, presidentja e vendit ka thënë se duhet të arrihet marrëveshje e drejtë dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, ku trajtohen si dy shtete të barabarta.

Megjithatë, ajo ka shtuar se Serbia nuk duhet të bëjë opstrukcione.

Escobar do të jetë i pranishëm në takimin e Ohrit në cilësinë e vëzhguesit.

Në propozimin evropian për normalizim, të pranuar nga Kosova dhe Serbia, që përbëhet nga 11 nene, nuk janë përmendur në mënyrë eksplicite as marrëveshjet për themelimin e Asociacionit, e as njohja e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika