Osmani pas takimit me Fidan: Bashkëpunim në mbrojtje e politikë të jashtme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takimin që pati me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, e falënderoi atë për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në çdo etapë. Osmani ka theksuar se me ministrin Fidan folën për potencialin e bashkëpunimit, përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes. “Me ministrin diskutuam për […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takimin që pati me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, e falënderoi atë për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në çdo etapë.
Osmani ka theksuar se me ministrin Fidan folën për potencialin e bashkëpunimit, përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, ka shkruar Osmani në Facebo
Ministri turk, Fidan, përveç Osmanit, gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.















