Osmani pas takimit me Gjukanoviq: E ardhmja e vendeve tona është në BE

Pas takimit me homologun e saj nga Mali i Zi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se "e ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë"

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për vizitë zyrtare, të martën e 7 shkurtit.

“E ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e vendit ka thënë se me presidentin Gjukanoviq kanë diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, “si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave antidemokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë”.

“Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shtuar presidentja Osmani.

Vizita e presidentes Osmani në Mal të Zi është njoftuar të hënën e 6 shkurtit nga Presidenca.

“Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të homologut Milo Gjukanović, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Basha përmend agresionin në Banjskë, derisa bën thirrje për anëtarësim...

Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ua ka përmendur të gjithë deputetëve të pranishëm agresionin...

“Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin...

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE), Seda Gören Bölük, gjatë fjalës së saj në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në...

Të fundit nga rubrika