Osmani pas takimit me kryesuesin e OSBE-së: Kosova ka shënuar progres në sundimin e ligjit

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me kryesuesin e OSBE-së dhe njëkohësisht ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, ka thënë se Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit

Ministri i Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Pas takimit me kryesuesin e OSBE-së, dhe njëkohësisht ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rolin e OSBE-së, në mbështjen e institucioneve të Kosovës.

“Në takim me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, i cili po viziton Kosovën edhe si kryesues aktual i OSBE-së, diskutuam për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani, ka theksuar se, sipas saj, Kosova ka shënuar progres në formimin e sundimit të ligjit, të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

“Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prandaj presim përkrahje në rrugëtimin tonë euroatlantik nga shtetet që ndajnë vlera të njëjta”, vijon postimi i saj.

Përveç takimit me presidenten Osmani, Ministri Rau është takuar edhe me  zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz

Të premten, ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca,  si dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika