Osmani pas takimit në LDK: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim në kuadër të nismës për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Pas një takimi në selinë e LDK-së, Osmani nuk ka dhënë detaje lidhur me përmbajtjen e diskutimeve, duke theksuar se takimi me Abdixhikun nuk ishte i vetmi që ka zhvilluar.

“Nuk jemi taku vetëm me zotin Abdixhiku, kemi pas shumë takime të tjera. Kemi bisedu qysh me ec përpara edhe ma fuqishëm”, tha ajo.

E pyetur për nismën e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, Osmani tha se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e tillë.

“Besoj që mundeni me i dërgu këto pyetje te zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponu asnjë nënshkrim”, deklaroi ajo.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika