Osmani pas vrasje së policit të Kosovës: Mbështetje e plotë për t’i sjellë autorët e këtij akti të urryer para drejtësisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit shefi i Misionin për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE), Bujar Osmani, ka reaguar pas vrasje se një pjesëtari të Policisë së Kosovës nga një grup ushtarak në veri të Kosovës, duke e dënuar këtë rast. “Dënoj fuqishëm vrasjen e një polici në veri të […]
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit shefi i Misionin për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE), Bujar Osmani, ka reaguar pas vrasje se një pjesëtari të Policisë së Kosovës nga një grup ushtarak në veri të Kosovës, duke e dënuar këtë rast.
“Dënoj fuqishëm vrasjen e një polici në veri të Republikës së Kosovës. Zemra ime është me familjen dhe kolegët e tij. Mbështetje e plotë për drejtësinë, duke sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të urryer”, ka shkruar në Twitter Osmani.
Më tutje, ai ka thënë se nga këto akte të dhunës nuk do të arrihet destabilizim i Kosovës.
“Aktet e dhunës nuk do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, ka përfunduar Osmani Twitter.















