Osmani: Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, Serbia – burimi i vetëm i destabilitetit në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm. Sipas saj, Serbia u shërben interesave të (presidentit rus Vladimir Putin) dhe Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e vendos Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Kjo, sepse sipas saj, Rusia dhe Serbia kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste.

“Serbia dëshiron të na shohë ne, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe vende të tjera, si shtete të përkohshme dhe të kthehet në vitet 1990 përmes pretendimeve të saj territoriale. Sa u përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje. Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur”, ka thënë Osmani.

Kështu është shprehur presidentja e vendit në një intervistë për “El Periodico”, teksa shton se Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia u shërben interesave të (presidentit rus Vladimir) Putin dhe Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor në mënyrë që ne të luftojmë kundër sistemeve të bazuara në vlera, që janë Bashkimi Evropian dhe NATO. Sepse Rusia e di, dhe historikisht ky ka qenë interesi i saj, se nëse Ballkani Perëndimor destabilizohet, nuk mund të ketë një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore”, shtoi ajo.

Sipas Osmanit, që nga 24 shkurti, përpjekjet e Rusisë dhe Serbisë për të destabilizuar rajonin janë shtuar.

Në anën tjetër, Osmani ka folur edhe për aleatin më të rëndësishëm dhe strategjik të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Washingtoni është aleati më i rëndësishëm dhe strategjik i Republikës së Kosovës dhe ne e konsiderojmë këtë aleancë thelbësore për të ruajtur paqen dhe sigurinë që kemi arritur, si dhe për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë tonë. Përveç Washingtonit ka shumë kombe evropiane dhe joevropiane, demokraci nga e gjithë bota që janë bashkuar për të mbrojtur liritë themelore në Kosovë, kundër tiranisë dhe kundër gjenocidit. Besoj se suksesi i Kosovës është suksesi më i madh i politikës së jashtme të këtyre demokracive, të demokracive perëndimore dhe kështu duhet parë edhe sot. Prandaj Putini e urren suksesin e Kosovës. Pra, po, Washingtoni është aleati ynë ekzistencial”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika