Osmani: Për avokatin Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij duhet të vendoset drejtësia
Presidentja, Vjosa Osmani ka është shprehur se njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi luftëtarin për të drejtat e njeriut, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin. Osmani ka thënë se duhet të vendoset drejtësia. “Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal […]
Presidentja, Vjosa Osmani ka është shprehur se njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi luftëtarin për të drejtat e njeriut, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.
Osmani ka thënë se duhet të vendoset drejtësia.
“Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht.”
Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij. Ai bëri një jetë të tërë në mbrojtje dhe kërkim të drejtësisë, ndaj i detyrohemi vendosjes së drejtësisë,” ka thënë Osmani.
Për Osmanin veprimtaria e avokatit mbetet trashëgimi e çmuar për të gjithë brezat.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij!”















