Osmani për dialogun Kosovë-Serbi: Ka presion më shumë për Kosovën, është për të ardhur keq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është Kosova pala e cila po ka më shumë presion në dialogun Kosovë-Serbi.

E ftuar në “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini, Osmani ka thënë se pala serbe po përkëdhelet gjersa Kosova po dëshmon vlerat e saj proevropiane dhe jo vetëm.

“Ka presion më shumë për Kosovën sesa për Serbinë, që është për të ardhur keq, sepse Kosova është vend 100 për qind proamerikan, pro sundimit të ligjit, shembull i demokracisë në rajon e më tej. Tani në raport jemi në top treshen sa i përket zhvillimit dhe sundimit të ligjit, kurse Serbia një shtet autokratik që bashkërendit politikën e saj me Rusinë..po merret me të mirë, po përkëdhelet”, ka thënë Osmani.

Vizita e saj në ambientet e Dukagjinit vjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Presidentëve.

Për të parë intervistën e plotë, kliko këtu.

Për kanalin e Radio Dukagjinit në YouTube, kliko këtu.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika