Osmani për draftstatutin e Asociacionit: Duhet të sqarohen disa çështje sepse krijojnë dykuptimësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të martën se në draft-statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe të prezantuar nga Bashkimi Evropian, ka çështje të cilat krijojnë dykuptimësi

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka çështje që krijojnë dykuptimësi në draft-statutin e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe.

Ajo u shpreh se shpreson që këto “dykuptimësi” të eleminohen para se të dërgohet drafti në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo bëri të ditur se i ka përgatitur komentet me shkrim dhe se i ka dërguar te të gjithë aktorët e përfshirë në përgatitjen e këtij drafti.

“Në qoftë se drafti procedohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë si presidente e vendit do t’i dorëzoj komentet. Unë kam punuar në analizë të këtij dokumenti. Komentet me shkrim të cilat i kam përgatitur, i kanë të gjithë akterët relevantë të cilët kanë qenë të involuar në përgatitjen e këtij drafti, përfshirë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka çështje të cilat patjetër duhet të sqarohen, sepse krijojnë dykuptimësi, e rrjedhimisht do të mund të shkaktonin probleme në praktikë. Me shpresën që ato mund të eliminohen edhe në këtë fazë, pra para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese. Mirëpo, në qoftë se jo, unë jam e bindur që Gjykata do t’i sqarojë ato duke u bazuar edhe në interpretimet e vet gjykatës që i ka dhënë në vitin 2015, shumë prej të cilave janë si parime udhërrëfyese tani për çfarëdo Asociacioni”, deklaroi Osmani.

Osmani theksoi se do ta respektojë kërkesën e emisarëve ndërkombëtarë që drafti të mos bëhet publik, derisa shtoi se e konsideron të padrejtë e të paarsyeshme faktin që ky draft nuk është ndarë edhe me opozitën.

“Meqenëse është kërkesë e vet emisarëve ndërkombëtarë që të mos i bëjmë publike komentet, pa e bërë ata vetë publik draftin që e kanë prezantuar, do ta respektoj këtë kërkesë. Edhe pse mendoj që nga fillimi ka qenë e padrejtë dhe tërësisht e paarsyeshme që ky draft të mos ndahet edhe me liderët e opozitës. Ata përfaqësojnë si parti politike qytetarë të Republikës së Kosovës, kështu që si presidente kam insistuar nga dita e parë që ky draft të ndahet edhe me ta dhe shpresoj shumë që së shpejti ata që janë autorë të këtij dokumenti do ta japin edhe miratimin për një gjë të tillë”, shtoi ajo të martën.

Osmani theksoi se shumë prej parimeve të vitit 2015 nuk janë të pranishme në draft-statutin euroamerikan.

“Në vitin 2015 ka pasur një dokument parimesh, i cili është dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Shumë prej atyre parimeve të vitit 2015 janë shpallur kundër kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Dhe parime të tilla, shumë prej tyre nuk janë tani në draftin aktual. Janë dy-tri gjëra të cilat krijojnë dykuptimësi dhe natyrisht që ato duhet të adresohen, qoftë para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese, qoftë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Por, patjetër duhet të sqarohen përfundimisht në mënyrë që të mos lejohen ashtu si janë të hyjnë në fuqi, sepse mund të krijojnë probleme në praktikë”, përfundoi presidentja Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika