Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjetin social se ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.

“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkruan Osmani

Siç dihet, sot më 4 mars në Kuçovë të Shqipërisë do të hapet zyrtarisht baza e re ajrore e Aleancës Veri-Atlantike, ku në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.