Osmani për hapjen e konsullatës së Polonisë në Kosovë: Ky vendim është dëshmi e forcës së partneritetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Pas vendosjes së marrëdhënieve konsullore midis Kosovës dhe Polonisë, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se Kosova dhe Polonia tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit.

“Me vendosjen e marrëdhënieve konsullore, Kosova dhe Polonia tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit. Ne e mirëpresim ngrohtësisht këtë vendim, i cili është një dëshmi e forcës së partneritetit tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, ministria e Punëve të Jashtme në Poloni ka njoftuar se Polonia për herë të parë ka hapur konsullatë në Kosovë.

Në një komunikatë për media nga ky dikaster është thënë se marrëveshja e arritur do t’u mundësojë qytetarëve polakë të kenë një nivel optimal të mbrojtjes konsullore në territorin e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme njofton se më tetë nëntor 2022, Qeveria e Republikës së Polonisë ka lidhur marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Kosovës në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës kanë lidhur marrëveshje në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore.

“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave të datës pesë shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.

“Duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës me rezolutën e Këshillit të Ministrave të datës 26 shkurt 2008, Republika e Polonisë është përmbajtur nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore në të njëjtën kohë”.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, Polonia vazhdon t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Përfshirë përmes kontingjentit ushtarak polak si pjesë e KFOR-it dhe misionit policor të EULEX-it në Kosovë, në të cilin kemi qenë kontribuuesi më i madh për shumë vite”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika