Osmani për institucionet e drejtësisë: Totalisht të papërgjegjshme dhe të pandjeshme me jetën e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ka dashur të thërras Këshillin Kombëtarë të Sigurisë pasi ajo e “konsideron emergjencë kombëtare” dhunën ndaj grave. “Por në Këshillin Nacional nuk janë të përfaqësuara institucionet e drejtësisë, kështu që e ftuam këtë, dhe kur institucionet e drejtësisë pranuar atëherë ju ftuam edhe juve të tjerëve. Sot […]





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ka dashur të thërras Këshillin Kombëtarë të Sigurisë pasi ajo e “konsideron emergjencë kombëtare” dhunën ndaj grave.
“Por në Këshillin Nacional nuk janë të përfaqësuara institucionet e drejtësisë, kështu që e ftuam këtë, dhe kur institucionet e drejtësisë pranuar atëherë ju ftuam edhe juve të tjerëve. Sot përkundër aprovimit për takim, institucionet e drejtësisë na njoftuan me shkrim që nuk do të vijnë”, ka deklaruar Osmani.
“Ato totalisht janë të papërgjegjshme dhe të pandjeshme me jetën e qytetarëve tanë. Shkelje e betimit që e japin personat që përfaqësojnë institucionet e drejtësisë. Por, sa është etike ta bojkotojnë shtetin kur në pyetje është jeta e qytetarëve, le ta vlerësojnë vetë”, ka shtuar e para e vendit.

Më tej, ajo ka treguar qëllimin e ftesës për institucionet e drejtësisë ku sipas saj, synimet i kanë që t’i bashkojnë forcat.
“Pasi qytetarët tanë presin nga ne, është ti bashkojmë forcat, e jo ti tregojmë inatet. Ky takim është i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Osmani.
Ajo ka përfunduar duke thënë se për fat të keq as Sadie Godeni as Hamide Magashi nuk janë në mesin tonë, dhe kjo pikërisht në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave.




















