Janë shumica aty, por mungon, ai me përfaqësimin më të madh politik në Kuvendin e Kosovës.

Presidenjta, Vjosa Osmani priti në takim kryetarët e partive që kanë deputet në Kuvendin e Kosovës, për caktimin e zgjedhjeve të rregullta, por mungoj Albin Kurti nga LVV.

Kjo nuk e pengoj vazhdimin e mbajtjës së këtij takimi.

E kur përfundoi në detaje e tregoi e para e vendit që tha se të gjithë dhanë opinionet e tyre për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Për zgjedhjet e rregullta po bisedojnë për katër data 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt ose 16 shkurt”, ka thënë Osmani.

Kurse për mungesën e Albin Kurtit në këtë takim tha se nuk e di arsyejen dhe e konfirmoj se ai e kishte pranuar ftesën.

Gazetarëve iu tha paraprakisht nga zyra e kryeministrit se ai po merr pjesë në një drekë me 21 amasadorët e cila ishte caktuar nga 10 korriku për të cilën presidentja nuk e dinte.

“Unë i ftoj një herë në katër vjet për zgjedhje të rregullta. Nuk është se shpesh fton presidentja për takime për tema të tilla të interesit nacional, mirëpo secili kryetar i partisë i cakton prioritetet e veta. Kështu që kryeministri ka përcaktu prioritet tjetër. Këtë përgjigje jua paska dhënë juve ne nuk e kemi. Një përgjigje që e kam pasë pak ma herët është që nuk është në Kosovë, mirëpo qenka”, ka deklaruar Osmani.

Osmani shtoi se kryeparlamentari Konjufca ka shprehur gatishmërinë të jetë në këtë takim, por për shkak se ftesa ishte në nivel të kryetarëve të partive politike, parimisht ai nuk mund të ishte i pranueshëm në takim.

Pas konfencës së Osmanit që u përgjigjë edhe për tema tjera, foli edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare PDK.

Memli Krasniqi tha se datë e tyre për zgjedhje është 26 janari, kurse mungesën e Kurtit e konsideroj mos respekt ndaj presidentës.

“Mendoj që është një mosrespekt ndaj presidencës”, ka thënë Krasniqi.

Në takim ishin edhe Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj që më anë të postimeve në facebook thanë se propozuan 26 janarin si datë të zgjedhjeve.