Osmani për Power-in: Një mike e kahershme e popullit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me shefen e USAID-it, Samantha Power, ka thënë se USAID-i i ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një demokraci të qëndrueshme

Pamje nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me shefen e USAID-it, Samantha Power, ka thënë se USAID-i i ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një demokraci të fortë dhe të qëndrueshme.

“Përgjatë më shumë se dy dekadash, USAID-i ka qëndruar krah për krah me Kosovën dhe popullin e saj, duke mbështetur përpjekjet tona për të ndërtuar një demokraci të fortë e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se Power është “një mike e kahershme e popullit të Kosovës” dhe se i ka shprehur mirënjohje për kontributin e USAID-it dhe popullit amerikan.

“Sot, në takim me Administratoren e USAID-it, Samantha Power, një mike e kahershme e popullit të Kosovës, i shpreha mirënjohjen tonë të përzemërt për kontributin e jashtëzakonshëm të USAID-it dhe popullit amerikan, i cili shërben si shembull i partneritetit të palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan tutje Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika