Osmani për profesoreshën që ndërroi jetë: Kontributi i saj është i jashtëzakonshëm
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për ndarjen nga jeta të profesoreshës Shqipe Bajçinca-Brestovci, ka shprehur ngushëllime drejtuar familjes dhe kolegëve të komunitetit sportiv. “Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës, Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila njëherësh ka […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për ndarjen nga jeta të profesoreshës Shqipe Bajçinca-Brestovci, ka shprehur ngushëllime drejtuar familjes dhe kolegëve të komunitetit sportiv.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës, Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila njëherësh ka bartur disa pozita në periudha të ndryshme, në organizata sportive brenda e jashtë Kosovës,” ka thënë Osmani.
Sipas presidentes, kontributi i Shqipes në edukimin e brezave të rinj, por edhe në zhvillimin e sportit kosovar, është i jashtëzakonshëm, ndaj do të kujtohet përherë si pjesë e kësaj historie.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe komunitetit sportiv. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.”, përfundon njoftimi.















