Osmani për sulmet ndaj gazetarëve: Tregojnë qëllimet e Beogradit për të fshehur të vërtetën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit. Ajo ka thënë se këto sulme tregojnë qëllimin e Beogradit për të fshehur të vërtetën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit, të cilat po bëhen nga bandat kriminale atje.

Osmani ka shkruar në Twitter se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar, por jo edhe qëllimet e tyre. Ndërsa, ka shtuar se demokracia dhe drejtësia do të mbizotërojnë.

“Lidershipi e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, është shprehur Osmani.

Ndryshe, të hënën e 26 dhjetorit, ekipi i Klan Kosovës është sulmuar në veri të vendit, ku si pasojë janë lënduar dy pjesëtarë të ekipit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika