Osmani për sulmet ndaj policisë: S’janë supozime, po organizohen nga Serbia për të destabilizuar vendin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës, ka thënë se ato po organizohen nga Serbia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se raportet e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), për sulmet e fundit në Zubin Potok ndaj Policisë së Kosovës, nuk janë supozime.

“Natyrisht që nuk është supozim sepse të gjitha deklaratat që bëhen nga institucionet e sigurisë, por edhe ne si përfaqësues politikë janë deklarata të bazuara nga ato që i marrim në baza ditore”.

Kështu është shprehur Osmani në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, ku ka theksuar se, qëllimi i Serbisë e cila ndihmohet nga Rusia është që të krijojë tensione, sidomos, në veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”

Kjo për shkak se, sipas saj, është në interesin e Rusisë që të zgjerojë konfliktin edhe në vende të tjera të botës në mënyrë që ta largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.

“Kemi paralajmëruar edhe më herët se, synimi i Serbisë e ndihmuar nga Rusia është që, sidomos, në veri të vendit të krijojë tensione që mund të zgjerohen, sepse është në interesin e Rusisë në këto momente që të zgjerojë konfliktin edhe në rajone të tjera të botës për dy arsye”, ka shtuar ajo.

Arsyeja e parë, sipas Osmanit, është, sepse “në këtë mënyrë do të mund ta mbante në tensionet gjithë kontinentin evorpian”.

“Dhe e dyta për shkak se dëshiron që ta shpërndajë vëmendjen e Perëndimit, që ajo të mos jetë e fokusuar komplet në Ukrainë dhe të mos ketë ndihmë konkrete për Ukrainën aq sa ka nevojë”, është shprehur presidentja Osmani.

Po ashtu, ajo ka potencuar se, vazhdimisht, marrin informata për lidhjet e drejtpërdrejta që Serbia ka me strukturat e saj.

Sipas saj, këto struktura janë të lidhura me zyrtarë të shtetit fqinj, Serbisë.

“Qofshin struktura ilegale, të cilat, Serbia i shtyn dhe i financon vazhdimisht në mënyrë që të krijojë tensione në veri të vendit”, ka thënë Osmani.

Dhe për këtë, osmani ka thënë se po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që ta parandalojë destabilizimin e vendit.

Ndryshe, ditëve të fundit në pjesën veriore të vendit, kanë ndodhur katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Pas marrjes së lajmit rreth këtyre ngjarjeve, të premten në orët e pasdites, presidentja Osmani ka mbledhur forcat e sigurisë së vendit.

Për këtë çështje, kanë reaguar edhe partitë opozitare në Kosovë. Sipas tyre, këto sulme duhet të trajtohen me seriozitet, dhe i konsiderojnë si tentativë për destabilizimin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Vjosa Osmani reagon për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika