Osmani për sulmin në veri: Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist, ka dorë edhe Putini

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës, teksa shton se ka dorë edhe presidenti rus, Vladimir Putin

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja.

Në një intervistë për kanalin televiziv “4 Channel”, Osmani ka theksuar se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës.

“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb”, ka thënë ajo.

Teksa pyetet se a e sheh dorën e Moskës, presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në atë që po ndodh në veri të Kosovës, ajo e pohon teksa thotë se kjo mund të shihet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska.

“Duart e tij janë mbi të. Këtë mund ta shohim edhe përmes deklaratave publike që vijnë nga Moska”, theksoi ajo.

Ajo tha se po bëjnë presion që bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë.

Osmani kërkoi që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ta bëjnë këtë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika