Osmani për takimin me Vuçiq: Ishte takim informativ – ai vajtonte, ankohej dhe sigurisht, nuk tregonte të vërtetën

Në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, Osmani tha se takimi me Vuçiqin ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz. Ajo tha se ishte një takim informativ dhe jo negociues. Tutje, ajo tha se Kosovës iu kërkuan zgjedhje të reja në veri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka thënë se presidenti serb, Vuçiq ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të.

Në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, Osmani tha se takimi me Vuçiqin ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz. Ajo tha se ishte një takim informativ dhe jo negociues.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropianë dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës, dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë. Por, më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim mbi insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektov,a duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues, por një që shkëmbyem pikëpamjet. Mund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij, duke qenë ministri i propagandës së Vuçiq”, tha ajo.

Osmani bëri të qartë se veriu mbetej një kryetemë në takimet e saj me liderët evropiane. Ajo theksoi se është kritike që Serbia ta ndalojë mbështetjen e këtyre grupeve kriminale që po shkaktojnë pjesën më të madhe të problemeve në veri, gjë të cilën thotë se kërkoi edhe nga vetë Vuçiq në takim.

“Gjithashtu, pata edhe një takim trilateral me presidentin Macron dhe kancelarin Scholz, një takim të cilit iu bashkua edhe Borrell, ku diskutuam në detaje sfidat me të cilat po përballemi dhe cilat janë disa nga zgjedhjet që mund të na bëjmë të ecim përpara. Macron dhe Scholz insistuan që të kemi një takim me presidentin Vuçiq, me prezencën e tyre dhe atë të Borrell, ku pata mundësinë të insistoj të respektohet korniza ligjore e Kosovës dhe në të njëjtën kohë interesat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nacionalitetit. Çka është kritike në këtë pikë është që Serbia të ndalojë mbështetjen e këtyre grupeve kriminale që po shkaktojnë pjesën më të madhe të problemeve në veri dhe përtej regjionit dhe kjo është një parakusht që të ketë një deeskalim të situatës. Dhe së dyti, zbatimi i plotë i marrëveshjes së arritur në Ohër, sepse Vuçiq ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta implementojë…ai e ka shkelur së paku 8 herë dhe për këtë është kritike të kemi një mesazh të qartë nga BE’, ka thënë Osmani.

Osmani tha se e pyeti nëse Vuçiq realisht konsideronte se a ka arritur një marrëveshje me Kosovën, duke i kërkuar ta largonte mbështetjen për grupet kriminale në veri të vendit.

Tutje, ajo tha se Kosovës iu kërkuan zgjedhje të reja në veri.

Si jo rrallëherë, Osmani ka thënë se Kosova gjendet në anën e duhur të historisë dhe gjendet këtu si rrjedhojë e mbështetjes së aleatëve të saj.

Protestat nisën më 26 maj me mbledhjen e serbëve lokalë para objekteve të komunave, me qëllim pengimin e hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Zgjedhjet, në të cilat, u zgjodhën këta kryetarë, u bojkotuan nga shumica e qytetarëve serbë.

Njëherit, më 29 maj, trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan, me ç’rast rreth 30 ushtarë u lënduan.

SHBA-ja ka kërkuar nga Kurti që Qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët e komunave të punojnë nga ndërtesat komunale dhe largimin e forcave të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier ka ritheksuar se, sipas tij, veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar situatat e fundit në veri.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika