Osmani për vdekjen e ish-kryeministrit japonez: Luajti rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes llogarisë së saj në Twitter, për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ajo është shprehur e pikëlluar, gjersa ka shkruar se Abe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Osmani në një postim në Twitter, ka shkruar se Abe ishte një lider i shquar që ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni, dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.

“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni, dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.

Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pasi është qëlluar me armë të premten, përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Abe, 67-vjeçar, i cili njëherësh mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua prapa gjersa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika