Osmani për vrasjen e gruas në Pejë: Femicidi duhet të ndalet me çdo kusht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar vrasjen e gruas në Pejë dhe ka bërë thirrje për mobilizim gjithëpërfshirës në nivel shoqëror, shtetëror dhe kombëtar, duke theksuar se femicidi duhet të ndalet me çdo kusht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar vrasjen në Pejë, duke theksuar se e vetmja mënyrë për ta ndalur “këtë fenomen të tmerrshëm është që të rizgjohemi të gjithë ne si shoqëri, si shtet dhe si komb kundër tij”.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë gjithashtu se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku është diskutuar për dhunën ndaj grave.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë e drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore, që po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda”, ka shtuar Osmani gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë.

Dyshohet se burri vrau gruan e tij në Pejë

Një grua është gjetur e vrarë në qendër të Pejës të martën, dyshohet se bashkëshorti i saj është kryerësi i vrasjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri.

Hetimet fillestare po zhvillohen në vendngjarje nga ekipet relevante.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika