Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas njoftimit zyrtar të " title="Presidencës">Presidencës, Osmani ka udhëtuar në Dubrovnik me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj”, thuhet në njoftim.