Osmani: Përfshirja e grave në procesin e sigurisë, rrit shanset për paqe të qëndrueshme

Presidentja Osmani në takim me zyrtaren e lartë amerikane për çështje globale të grave, Kaltrina Fotovat ka theksuar se me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim zyrtaren e lartë të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Çështje Globale të Grave (S/GWI), Katrina Fotovat, foto: Zyra e Presidencës





Të premten, Vjosa Osmani ka pritur në takim, zyrtaren e lartë të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Çështje Globale të Grave, Katrina Fotovat.

Në këtë takim, e para e vendit ka theksuar se Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me temë “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”, po organizohet për herë të parë dhe përbën një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci.

Siç njofton Presidenca, ky forum është ngjarja e parë e përmasave të tilla me pjesëmarrës nga 6 kontinente.

Gratë e Kosovës, sipas Presidentes Osmani e kuptojnë shumë mirë rëndësinë e kësaj Agjende, të cilat shquhen posaçërisht për angazhimin aktiv drejt lehtësimit dhe ballafaqimit me pasojat e luftës dhe drejtësinë tranzicionale.

“Gratë e Kosovës janë shembulli në i mirë i angazhimit rreth kësaj agjende”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, Osmani ka veçuar punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Sipas saj, edhe gratë nga shoqëria civile kanë ndihmuar, gjithashtu të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Presidentja Osmani ka theksuar se me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika