Osmani përkujton 23-vjetorin e masakrës ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, e cila ndryshe njihet dhe si “Nata e Tmerrit”.

“Dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq nga banda të armatosura serbe, 25 të plagosur ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000, sikurse edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës, mishërojnë kujtesën dhe nevojën për drejtësi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje thuhet se në “23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit”.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë!”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika