Osmani përkujton Berishën e Hajrizin në 25-vjetorin e vrasjes
Presidentja Vjosa Osmani, përkujtou dy humanistët dhe veprimtarët e shquar Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, në 25 vjetorin e vrasjes së tyre. Osmani është shprehur se “25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku […]
Presidentja Vjosa Osmani, përkujtou dy humanistët dhe veprimtarët e shquar Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, në 25 vjetorin e vrasjes së tyre.
Osmani është shprehur se “25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e tij.”
Angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre, sipas Osmanit ka mishëruar idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri dhe pavarësi.
Tutje Osmani ka shtuar se veprat e tyre do mbahen mend gjithmonë.
“Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë. I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”















