Osmani përkujton Masakrën e Kralanit: Pas 24 vjetësh, nënat ende presin lajm për më të dashurit e tyre
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit. E para e vendit ka përkujtuar 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. “Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit.
E para e vendit ka përkujtuar 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat.
“Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm. Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to”, ka thënë Osmani.















