Osmani përmend katër data që mund të mbahen zgjedhjet e rregullta

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar katër data të mundshme për zgjedhjet e rregullta të vitit 2025: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt. Këto data janë diskutuar në takimin me kryetarët e partive politike në vend

Pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar katër datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, teksa ka theksuar se janë pajtuar që të bëhet analizimi e të gjitha datave dhe elementeve përkatëse për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Datat e propozuara janë 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt.

“Kemi ftuar partitë politike për të shprehur qëndrimet e tyre rreth zgjedhjeve. Sipas Ligjit janë katër data: 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti. Diskutimi ynë ishte në kontekst të këtyre datave. Kishte preferenca. Disa parti preferuan 26 janarin, ka 3-4 tjera 9 shkurti, 2-3 të tjera 16 shkurtin dhe të tjerat nuk kishin preference”, ka thënë Osmani.

“Ende jemi brenda afatit të konsultimeve, mirëpo nga data 26 korrik e tutje presidentja fiton të drejtën me bë shpalljen e zgjedhjeve. Afatet ekzistojnë meqenëse nga partitë politike, nuk kishte kërkesë për konsultime shtesë. U pajtuam si presidencë ta bëjmë analizën e të gjitha datave, që edhe ta bëjmë publike datën e zgjedhjeve”, ka shtuar Osmani.

Osmani gjithashtu vuri në dukje se mundësia për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është përjashtuar, po në këtë takim, sipas saj, nuk pati interes për shpërndarje të Kuvendit.

“Sa i përket zgjedhjet e jashtëzakonshme mundësia ende ekziston. Caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nuk e përjashton ligjërisht zgjedhjet e jashtëzakonshme. Megjithatë shpërndarja e Kuvendit kërkon dy të tretat e votave… Sot nuk duk një disponim i tillë”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika