Osmani pjesë e Samitit të dytë për Demokraci, do të jetë folëse krahas liderëve botërorë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të ShBA-së Joe Biden, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e dytë për Demokraci të organizuar të mërkurën virtualisht nga Shtëpia e Bardhë. Osmani do të jetë pjesëmarrëse në këtë samit krahas liderëve botërorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e dytë për Demokraci i cili do të organizohet sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.

Në këtë samit, e para e vendit është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.

Në këtë samit ajo do të jetë folëse në një seancë plenare krahas liderëve botërorë, si presidentit të Francës Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz si dhe krerëve të disa shteteve të tjera.

“Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të  shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Samiti për Demokraci do të hapet nga presidenti Joe Biden në orën 12:00 dhe do të bashkojë vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.

“Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, thuhet në njoftim tutje.

Ndër të tjera, thuhet se për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika