Osmani pjesë e Samitit të Kopenhagës për Demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës, për të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, ku do të prezantojë përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë dhe do të diskutojë për rëndësinë e integrimit në strukturat euroatlantike. Gjatë vizitës, ajo gjithashtu do të takojë liderët shtetërorë dhe mërgatën shqiptare në Danimarkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Në Samit, presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve të tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë shtetërorë.

Po ashtu, presidentja Osmani do ta takojë gjithashtu mërgatën shqiptare në këtë shtet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika