Osmani: Plagosja në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, autori duhet të vihet para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për plagosjen e dy personave në Shtërpcë ka ftuar organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht dhe sipas ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy personave në Shtërpcë, të premten e 6 janarit.

“Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Tutje thuhet se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka njoftuar se i dyshuari për plagosje në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar Mehaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika