Osmani: Po të ishte ‘Open Balkan’ në dëm të Kosovës – nuk do të rrinim asnjë minutë në të

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se ‘Open Balkan’ nuk është në dëm të Kosovës, sepse po të ishte, ata nuk do të qëndronin në të, dhe do të ishin kundër kësaj nisme

Ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar se Kosova është dashur të jetë e pranishme në samitin e Ohrit lidhur me ‘Ballkanin e Hapur’, sepse, siç ka thënë ai, kjo do të ishte mundësi që të artikulonte qëndrimet e veta lidhur me çështjet me interes për të.

Osmani deklaroi se, “Aty janë përfaqësuesit amerikanë, aty janë përfaqësuesit evropianë. Aty janë mediat. Duhet t’u jepni mesazhin. Aty janë liderët e rajonit. Mirëpo, nuk dua të jem gjykues ndaj politikës së Kosovës”.

‘Është shtet sovran, ka qeveri të zgjedhur nga populli në zgjedhje legjitime dhe ne mund të japim vetëm qëndrimet tona, mirëpo në asnjë mënyrë të gjykoj për vendimet e Kosovës”, shtoi ministri Osmani,– transmeton KDP deklaratën e Osmanit në emisionin ‘Click plus’ të TV21.

Njëherësh ai shfaqi bindjen se nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk i dëmton interesat e Kosovës.

‘Nëse e shohim një element se po i bëhet dëm Kosovës, ja unë po e marr përgjegjësinë, po them në emër të Qeverisë, se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e iniciativës. Ne do të jemi gardian i interesit të Kosovës, nëse shohim se ka një dëm për Kosovën, për pavarësinë e saj, për njohjen e ndërsjellë, për rrumbullakësimin e shtetformësisë’, tha Osmani.

Mes të tjerash, ai shtoi “Ne jemi gardianë të Kosovës. Çfarë duhet tjetër të themi? Ja, po flas edhe në emër të BDI-së, po flas edhe në emër të Qeverisë, ne nuk do të rrimë asnjë minutë në atë iniciativë’.

Rama: Vendin e Kosovës në ‘Open Balkan’ nuk e zë askush, por është sovrane dhe vendos vetë

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika