Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik. Sipas komunikatës për media nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Osmani e ka uruar ambasadorin e ri dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik.
Sipas komunikatës për media nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Osmani e ka uruar ambasadorin e ri dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
“Marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve, datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike”, ka thënë Osmani.
“Ndërkaq ambasadori Boszik u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, kanë shtuar Zyra e Presidentes Osmani.
Tutje, në komunikatë theksohet se “në takim u diskutua edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”.
“Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatë, ndërkohë që autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të 24 shtatorit, duhet të vihen para përgjegjësisë. Në këtë kontekst, Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.
Presidenca e ka përfunduar komunikatën për media duke njoftuar se është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimi ndërshtetëror.















