Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën me shpresën se gjatë mandatit do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale

Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani e uroi ambasadorin Malajn për detyrën e re dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Sipas Osmanit, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.

“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, Osmani ka thënë se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i saj në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare, në të cilat, aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, e ka njoftuar ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me ç’rast, Osmani ka potencuar rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë të Serbia dhe aplikimit të masave ndëshkuese ndaj saj.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm dhe shtruan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të arritura deri tash.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika