Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, i cili gjatë takimit ka ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën më 15 shkurt, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, presidentja Osmani ka diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve, ndërsa ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës që raportet bilaterale dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare të intensifikohen edhe më tej.

Osmani ka folur edhe për tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima, dhe, në këtë kontekst, ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin e Turqisë në këtë kohë sfiduese, teksa institucionet kosovare vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e autoriteteve turke për t’i tejkaluar pasojat e kësaj tragjedie.

Me ambasadorin Angılı, Osmani ka biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

“Në temën e zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Ndër të tjera, ambasadori Angılı ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika