Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri portugez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me ambasadorin e ri të Portugalisë në Kosovë, ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti

Presidentja e Kosovës, Vjsosa Osmani dhe ambasadori Portugalisë, Jorge Ayres Roza De Oliveira





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Portugalisë në Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliviera, nga i cili i ka pranuar letrat kredenciale.

Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri portugez, duke theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira.

Po ashtu, sipas Zyrës së Presidencës, Osmani beson se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Portugalisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit De Oliveira.

Me ambasadorin De Oliveira, Osmani ka diskutuar edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e tyre të parezervë në këto dy procese si dhe ka përsëritur qëndrimin se “Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se duhet të merret për bazë rekomandimi i Komisionit Evropian për t’i hequr vizat”.

Pamje gjatë takimit të presidentes Osmani dhe ambasadorit portugez, Jorge Ayres Roza De Oliveira

Ndërkaq, sipas saj, është e domosdoshme vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke, dhe se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

E para e vendit ka përmendur edhe çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke potencuar se anëtarësimi në këtë organizatë është në funksion të fuqizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, Osmani dhe ambasadori De Oliveira diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha specifike, sikurse ajo e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika