Osmani pret ministrin e Jashtëm të Tanzanisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Ministri Thabit Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani. Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nikoqire e edicionit të […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Ministri Thabit Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.
Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje.
Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.















