Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Gomes
Të enjten e 11 gushtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, të cilën e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe kontributin e saj në përafrimin e dy shteteve. Ndër të tjera e para e vendit e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen […]
Të enjten e 11 gushtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, të cilën e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe kontributin e saj në përafrimin e dy shteteve.
Ndër të tjera e para e vendit e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore dhe ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim të nënshkruar para disa jave në vlerë prej 35 milionë eurosh.
Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës, liberalizimin e vizave për qytetarët e saj si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare.
Ndryshe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren Natacha Gomes.
Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tutje lidhjet mes të dy shteteve.
Ndërkaq, më 21 korrik, Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë prej 35 milionë eurosh.
Marrëveshjet u nënshkruan nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot.















