Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, këtë të marte

Pamje nga takimi lamtumirës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek.

“Sipas Presidentes Osmani, Çekia ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet shtetndërtuese të Kosovës dhe perspektivën evropiane. Në këtë frymë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Çekisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilën gjë mori konfirmimin e ambasadorit Bílek”, njofton Presidenca.

Me ambasadorin Bílek, presidentja Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe ka potencuar se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet.

Sipas presidentes Osmani, sfidat aktuale, “Kosova do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë”.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Bílek shprehën optimizmin e përbashkët për të ardhmen e marrëdhënieve kosovare-çeke, teksa vunë në pah potencialin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika