Osmani pret në takim një delegacion nga Oda Tregtare e Ankarasë dhe Komiteti Kosovar i Fondacionit Ballkanik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion nga Oda Tregtare e Ankarasë dhe Komiteti Kosovar i Fondacionit Ballkanik. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të Odës Tregtare të Ankarasë, të udhëhequr nga Gürsel Baran, si dhe Komitetit Kosovar të Fondacionit Ballkanik, të shoqëruar […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion nga Oda Tregtare e Ankarasë dhe Komiteti Kosovar i Fondacionit Ballkanik.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të Odës Tregtare të Ankarasë, të udhëhequr nga Gürsel Baran, si dhe Komitetit Kosovar të Fondacionit Ballkanik, të shoqëruar nga kryetari dhe nënkryetari i Grupit të miqësisë Kosovë-Turqi, deputetët Enis Kervan dhe Visar Korenica”, ka njoftuar Presidenca.
Në këtë takim është diskutuar për potencialin e rritjes së shkëmbimit tregtar si dhe investimeve të ndërsjella në mes të Kosovës dhe Turqisë, duke kontribuar kështu në forcim të mëtejmë të raporteve në mes të dy shteteve.
Në bashkëbisedim me kryetarin e Odës Tregtare të Ankarasë, Baran, presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Turqinë në fusha të ndryshme, përfshirë në industrinë ushqimore, turizëm, energji dhe mbrojtje.
Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka vlerësuar investimet në rritje nga Turqia, si dhe ka shprehur nevojën e bashkëpunimit të shtuar në mes të odave tregtare në të dyja vendet.















