Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë. Ajo ka riafirmuar angazhimin e saj për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ka pritur në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë.

Këta përfaqësues ishin në krye me Bajram Qerkinin, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës.

“Presidentja Osmani theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës. Për fat të keq, Serbia akoma vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat, përkundër marrëveshjes së Brukselit që e detyron atë t’i hapë ato”, thuhet në njoftim.

Osmani ka riafirmuar angazhimin dhe përpjekjen e saj jo vetëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, por edhe për të vënë drejtësinë në vend.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika