Osmani pret në takim përfaqësues të Komisionit të Venecias

Osmani, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, takim në të cilin ajo ka shpjeguar nevojën e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë të Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, zëvendëssekretari Schnutz Dürr, si dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, Osmani ka shpjeguar nevojën e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë të Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

Po ashtu, e para e vendit, ka theksuar se një proces i mirëfilltë dhe profesional i vetingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë.

“Si i tillë, procesi i vetingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë takimit bëhet e ditur se është diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Komisionit të Venecias.

“Presidentja Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni i Venecias i ka ofruar Republikës së Kosovës”, thuhet më tutje.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Konjufca ka ritheksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe  mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik. Ai ka kërkuar përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ndryshe, sot gjatë ditës delegacionin e Venecias e ka pritur në takim edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët.

Në takim, ndër të tjera, Kuvendi ka njoftuar se është diskutuar për reformën në drejtësi, me theks të veçantë procesin e vetingut dhe rëndësinë e këtij procesi për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Shija e redaktorit

Deputeti Enis Kervan në Asamblenë e KiE-së: I kemi kryer...

Përfaqësuesi i Kosovës në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, deputeti i Kosovës nga komuniteti turk, Enis Kervan, në fjalën e tij ka...

Bakoyannis: Kosova është demokraci funksionale, shtetet kundërshtare për anëtarësimin e...

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis ka thënë se gjatë punës së përgatitjes së raportit për anëtarësimin ose jo të Kosovës...

Musliu – Shoshi optimiste se Kosova do të kalojë në...

Në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës pasditen e së martës ka filluar diskutim rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me një...

Të fundit nga rubrika