Osmani pret në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç ka njoftuar Presidenca, takimi është zhvilluar të hënën, ku Osmani ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar se aleancat strategjike janë thelbësore për […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç ka njoftuar Presidenca, takimi është zhvilluar të hënën, ku Osmani ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Presidentja Osmani ka theksuar se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.















