Osmani pret në takim Terras: Ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim unik ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë

Raportuesi i sapoemëruar për Kosovën, Riho Terras, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.  Presidenca e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Osmani gjatë takimit ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë për hetim të sulmit në Ibër-Lepenc. 

Ndër të tjera, në takim, Osmani thuhet se ka theksuar se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbajë qëndrim unik ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë, siç thuhet “përfshirë aktit të agresionit të shtatorit 2023 dhe sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës”.

“Në dritë të sulmit të fundit terrorist në vend, presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë për hetim të sulmit, duke konfirmuar përkushtimin për hetim profesional të rastit nga ana e institucioneve të Kosovës. Ajo theksoi se ky sulm ka targetuar infrastrukturën kritike në vend, duke synuar që të shkaktojë dëme të mëdha, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim, ajo foli për rëndësinë kyçe të bashkëpunimit me qëllim të luftimit të mëtejmë të bandave kriminale serbe të cilat mbështeten, trajnohen e paguhen nga shteti serb, si dhe komunikimit e koordinimit me qëllim të parandalimit të sulmeve të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë takimit, Osmani e ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, siç theksohet, duke potencuar progresin e dukshëm në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe përafrimin me standardet evropiane. 

“Presidentja nënvizoi përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si synim kyç për të ardhmen e vendit. Presidentja Osmani theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të drejtat e njeriut, sundim të ligjit e demokraci, duke prezantuar arritjet evidente”, thuhet në njoftim.

Në takim, presidentja gjithashtu thuhet se ka theksuar se “është koha që masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës të largohen përfundimisht, ngase sipas saj,  përveç se të pa drejta, këto masa po i dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës, pa dallim”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika