Osmani pret një delegacion nga Arabia Saudite, ofrojnë mbështetje për rritje të bashkëpunimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten, ka pritur në takim një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë. Gjatë takimit, siç ka njoftuar Presidenca, presidentja i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten, ka pritur në takim një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.
Gjatë takimit, siç ka njoftuar Presidenca, presidentja i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës.
Po ashtu, në njoftim thuhet se delegacioni parlamentar ofruan mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë.















