Osmani pritet me mikpritje të veçantë nga Kryeministri i Malajzisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me mikpritje të jashtëzakonshme nga Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, gjatë një dreke zyrtare të mbajtur në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya. Gjatë pritjes, elemente të pasura të kulturës malajziane u ndërthurën mjeshtërisht me tingujt e muzikës shqiptare, duke e bërë ngjarjen edhe më të veçantë. Osmani […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me mikpritje të jashtëzakonshme nga Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, gjatë një dreke zyrtare të mbajtur në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.
Gjatë pritjes, elemente të pasura të kulturës malajziane u ndërthurën mjeshtërisht me tingujt e muzikës shqiptare, duke e bërë ngjarjen edhe më të veçantë.
Osmani shprehu mirënjohjen për mikpritjen me fjalët: “Faleminderit Malajzi!”
Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anwar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.
Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë.”, ka shkruar Osmani.















