Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën zyrtare në Hungari, me ftesë të presidentit hungarez, Tamás Sulyok.

jo është pritur me nderime ushtarake në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Pas ceremonisë, presidentja Osmani dhe Presidenti Sulyok do të zhvillojnë një takim tetë-a-tetë, i cili pasohet me një takim ndërmjet delegacioneve të dy shteteve.

Gjatë ditës, presidenti Sulyok do të shtrojë një drekë zyrtare për presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të pritet edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, ndërsa do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Eötvös Loránd me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane”.

Presidentja pritet të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të odave ekonomike hungareze, me fokus në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.