Osmani pritet në Selinë e Shenjtë nga Papë Françesku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Vatikan nga Papë Françesku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Papë Françesku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë është pritur në takim nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë të Vatikanit.

Osmani ka thënë se atë e ka njoftuar për vendosmërinë e Kosovës për ta kultivuar paqen e bashkëjetesën ndërmjet njerëzve.

Po ashtu, presidentja e Kosovës e ka falënderuar Papë Françeskun për vendimin e tij që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës.

“Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë”, ka thënë ai.

May be an image of 6 people, people standing and indoor

“Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës. Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi”, ka vijuar ai.

Osmani është shprehur se thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha është orientim i përbashkët.

Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani sipas Osmanit kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore.

Bashkë me presidenten Osmani, në Vatikan po qëndron edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika