Osmani pritet në Shkup nga Pendarovski

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është mirëpritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në prag të takimit Brdo-Brijuni.

“E falënderoj presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski që na priti sonte në Shkup para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni”, ka shkruar në Twitter presidentja e Kosovës.

Më tej, ajo ka treguar se çfarë do të diskutojë me Pendarovskin, që sipas saj është rruga euroatlantike.

“Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe të ecim përpara në rrugën e tij euro-atlantike”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika